Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

La televizionin për dashurinë dhe ndoqi ish-kryeministrin italian Bettino Craxi! Mbyll sytë përgjithmonë prezantuesja Patrizia Caselli

Shkruar nga Newsbomb
La televizionin për dashurinë dhe ndoqi ish-kryeministrin italian
Patrizia Caselli

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 66-vjeçare Patrizia Caselli, një nga figurat më të njohura të televizionit italian përgjatë viteve ’80-’90.

Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja e njohur vuante prej kohësh nga kanceri në mushkëri, por këtë kishte arritur ta zbulonte vetëm në vitin 2024. Por ndërroi jetë për shkak të komplikimeve në zemër dhe do të përcillet për në banesën e fundit më 12 qersjor, sipas ansa.it

E lindur në Udine më 13 maj 1960, Caselli e nisi karrierën në reklama dhe kinematografi, duke bashkëpunuar edhe me regjisorin e njohur Nanni Loy. Një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së saj ishte puna në Telealtomilanese përkrah Ëalter Chiarit, me të cilin pati edhe një lidhje sentimentale që zgjati disa vite.

Kulmi i karrierës së saj do të ishte me emisionin “Detto fra noi”, në Rai 2, një formatteleviziv i cili konsiderohet si pararendës i programeve moderne të aktualitetit televiziv në Itali.

Porn ë pikun e karrierës së saj, ajo mori një vendim që habiti publikun, zgjoidhi dashurinë. Ajo braktisi televizionin dhe karrierën e saj për t’u transferuar në Tunizi pranë ish-kryeministrit italian Bettino Craxi.

Marrëdhënia mes Casellit dhe Craxit kishte nisur në fund të vitit 1990, pak përpara shpërthimit të skandalit politik “Tangentopoli”, që tronditi Italinë.

Kur Craxi u largua drejt Hammametit në Tunizi, për t’i shpëtuar proceseve gjyqësore, Caselli vendosi ta ndiqte, duke lënë pas jetën publike dhe mundësitë profesionale. Ajo qëndroi pranë tij gjatë viteve më të vështira, deri në vdekjen e ish-liderit socialist në vitin 2000.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese