Donald Trump ka deklaruar se është në shkruar një marrëveshje për për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe se detajet do të publikohen shumë shpejt. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron më parë.
“Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është nënshkruar plotësisht’”, tha Trump.
Kjo erdhi pasi zyrtarë të lartë të administratës thanë se Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua elektronikisht nga Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.
Këtë javë është paralajmëruar se do të mbahet një ceremoni zyrtare në Gjenevë. Nga marrëveshja pak gjera janë bërë publike për mediat.
Trump ka deklaruar gjithashtu se anijet do të fillojnë të lëvizin përsëri një Ngushticën e Hormuzit.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) tha se heqja e minave nga Ngushtica e Hormuzit është një hap i parë thelbësor për rikthimin e trafikut detar.
Arsenio Dominguez, i cili drejton agjencinë e OKB-së, u shpreh se sapo të ndodhë kjo, atëherë ne do të fillojmë të punojmë për evakuimin e anijeve dhe marinarëve që kanë qenë atje për rreth katër muaj.
Tregjet amerikane u hapën ndjeshëm më lart pas lajmit. Çmimet e naftës kanë rënë - dhe "tani ka çdo shans për të shmangur një tronditje të zgjatur të energjisë", shkruan Faisal Islam i BBC-së.
Marrëveshja përfshin fundin e "operacioneve ushtarake" në Liban, thotë ndërmjetësi Pakistan. Irani e përshkruan fundin e luftës atje si një pjesë "të pandashme" të marrëveshjes. Megjithatë, Izraeli thotë se forcat e tij do të qëndrojnë në vend për një kohë të pacaktuar.
