Kejsi, motra e Mateos, ishte së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”, ku foli për marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën.
Gjatë intervistës, ajo u ndal te periudha e ndarjes së tyre, por edhe te ribashkimi. E pyetur se si e kishin përjetuar atë periudhë, Kejsi pranoi se ndarja kishte qenë e vështirë.
Ajo shpjegoi se kur jeton për muaj të tërë në të njëjtën shtëpi me një person, nuk është aspak e lehtë të përshtatesh me mungesën e tij. Më tej, Kejsi i cilësoi si Mateon ashtu edhe Brikenën si dy persona mjaft “kokëfortë”.
Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë vëllait gjatë ndarjes nga Brikena.
Kejsi u shpreh se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Mateos, pasi në çështjet e zemrës preferon të mos ndërhyjë.
