Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Propozim si në ëndrra, gazetari Osman Stafa i ulet në gjunjë partneres së tij dhe i premton dashuri të përjetshme: A do të martohesh me mua?

Shkruar nga Newsbomb
Propozim si në ëndrra, gazetari Osman Stafa i ulet në gjunjë
Pamje nga propozimi

Prej vitesh tashmë, publiku shqiptar e njeh si një nga gazetarët më të zëshëm në mbrojtje të qytetarëve. Bëhet fjalë për Osman Stafën, i cili përmes kronikave dhe reportazheve të tij ka denoncuar vazhdimisht problematikat që prekin shoqërinë shqiptare.

Përveç nismave të shumta humanitare, Stafa ka qenë një nga gazetarët që ka ngritur fort zërin për situatën në Onkologjik, duke denoncuar mungesën e ilaçeve dhe vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë mijëra pacientë.

Propozim si në ëndrra, gazetari Osman Stafa i ulet në gjunjë
Pamje nga propozimi

Por, deri pak ditë më parë, publiku nuk e kishte njohur anën e tij më personale dhe sentimentale. Gazetari zbuloi se zemra e tij i përket koleges, gazetares Kristina, me të cilën ka vendosur të ndërtojë jetën.

Vetëm ditën e djeshme në një moment romantik në perëndim të diellit, Osmani i propozoi Kristinës për martesë. I ulur në gjunjë dhe me unazën në dorë, ai i premtoi dashurinë e përjetshme, ndërsa përgjigjja e saj nuk mund të ishte tjetër veçse një "Po" e madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese