Elijona Binakaj
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka kujtuar sot motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në përvjetorin e ditëlindjes së saj.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta kujtimesh, duke publikuar një fotografi bardh e zi ku shfaqet krah motrës së saj.
Postimin e ka shoqëruar me një dedikim të thjeshtë, por prekës ku shpreh mallin dhe dhimbjen e madhe për humbjen e saj.
“Deri sa të takohemi përsëri, do të të mbaj në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë Lindushe,” shkruan ajo në postim.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, nëna dhe motra e Elijonës humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci.
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Showbiz & Lifestyle
Pushimet dhe format perfekte, Nora Istrefi merr vëmendjen nga FOTOT në bikini
Showbiz & Lifestyle
Çfarë po paralajmëron Luizi? Poston foto krah aktorit të njohur turk: Së shpejti
Showbiz & Lifestyle
