Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zi në familjen e Butrint Imerit, këngëtari ndan lajmin e trishtë: Nanushi im faleminderit për kujtimet, Allahu të mëshiroftë parajsën

Shkruar nga Newsbomb
Zi në familjen e Butrint Imerit, këngëtari ndan lajmin e
Foto ilustruese: Butrint Imeri dhe gjyshja e tij

Zia ka pllakosur në familjen e këngëtarit Butrinti Imeri pasi mësohet se është ndarë nga jeta gjyshja e artistit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili përmes një postimi në rrjet njofton ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, një ngjarje e cila e tronditur.

Teksa publikoi foton e gjyshes, Butrinti shkruan se ndonëse gjyshja mbylli sytë përgjithmonë, ai do ta kujtojë gjithë jetën për mirësinë, kujtimet dhe buzëqeshjen që ajo u mësoi pasardhësve të saj.

“Gjyshja ime, ti më ke mësuar se çfarë është dashuria e pastër  dhe mirësia. Shpirti yt i bardhë na ka pritur me buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri të pakufizuar. Nanushi im, faleminderit për të gjitha kujtimet dhe momentet që i kemi kaluar bashkë.

Do të më mungosh përjetë, ti sot je larguar prej neve vetëm fizikisht, sepse çdo sekond të jetës ti je pjesë e pandarë e shpirtit tonë. Pushofsh e qetë në paqe, gjyshja ime e dashur. Allahu të mëshiroftë dhe ta dhuroftë parajsën e merituar. Do të të dua pafundësisht përgjithmonë", shkruan Butrinti në reagimin e tij.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të zemrës.

Reagimi i Butrint Imerit: 

Zi në familjen e Butrint Imerit, këngëtari ndan lajmin e
 
Zi në familjen e Butrint Imerit, këngëtari ndan lajmin e
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese