Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Sa në Paris e Dubai...e këtu e do të virgjër”, pas deklaratave të Ramës për të, reagon Fjoralba Ponari

Shkruar nga Newsbomb
“Sa në Paris e Dubai...e këtu e do të virgjër”,
Edi Rama hde Fjoralba Ponari

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar këtë të hënë me socialistët në Shkodër, iu rikthye sërish çështjes së protestave të të rinjve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke komentuar edhe qëndrimet e disa influencierëve që i kanë mbështetur publikisht ato.

Pa përmendur emra konkretë, Rama ironizoi një prej influenciereve më të njohura në vend, duke iu referuar një fotografie të saj pranë Kullës Eiffel në Paris. Kryeministri tha se e kishte parë foton dhe se ajo dukej “tre herë më e gjatë” se ai, ndërsa shtoi me humor se në mbishkrim thuhej: “Shyqyr u hap koha në Paris”.

Më tej, Rama kritikoi atë që e cilësoi si qëndrim kontradiktor të disa figurave publike të cilat sipas tij udhëtojnë shpesh në qytete si Parisi apo Dubai, por ndërkohë kërkojnë që bregdeti shqiptar të mbetet tërësisht i paprekur nga zhvillimi.

“Natyrisht, nëse ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai, ty për hajër të qoftë. Por nuk ke pse t’u thuash shqiptarëve që e do komplet të virgjër bregun e detit, që nuk do të shohësh asnjë ndërtim, vetëm rërën, flamingot dhe pemët”, u shpreh Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Por, nuk ka vonuar shumë dhe reagimi nga ana e influencieres ka ardhur pothuajse menjëherë. Bëhet fjalë për moderatoren Fjoralba Ponari, e cila prej ditësh është shprehur hapur në mbështetje të protestave kundër projektit në Zvërnec.

Përmes disa fotografive të publikuara nga qëndrimi i saj në Paris, mes tyre edhe fotoja që Rama përmendi në fjalimin e tij, Ponari ka zgjedhur t’i përgjigjet kryeministrit me ironi. Krahas imazheve, ajo ka shkruar: "Ishalla po hapet koha dhe në Shqipëri”, një mesazh që është interpretuar gjerësisht në rrjet si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj kreut të qeverisë.

“Sa në Paris e Dubai...e këtu e do të virgjër”,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese