Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Çfarë i ka ndodhur këngëtares? Eli Malaj poston foto nga shtrati i spitalit

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë i ka ndodhur këngëtares? Eli Malaj poston foto nga
Eli Malaj

Këngëtarja e njohur Eli Malaj ka shqetësuar fansat e saj së fundmi, pasi ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit.

Në foton e ndarë në rrjetet sociale, artistja shfaqet duke marrë trajtim mjekësor me oksigjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u ka kërkuar ndjesë të gjithë personave që ishin të pranishëm në lokalin ku ishte e ftuar për të performuar, por që nuk arriti të ngjitej në skenë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Eli Malaj ka bërë të ditur se gjendja e saj u përkeqësua si pasojë e problemeve me rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturës së lartë.

“Ju kërkoj ndjesë publikut të sotëm që ndodheshin te Patalathe Club, po ashtu edhe stafit, për gjendjen time (probleme me rrugët e frymëmarrjes) dhe temperaturën e lartë.

Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lash ashtu. Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë. Ndjesë edhe një herë”, ka shkruar Malaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese