Kombetarja e vajzave pas fitores kundër Malit të Zi
Kombëtarja e vajzave mbrëmjen e djeshme arriti suksesin më të madh në historinë e futbollit për vajza në Shqipëri, duke fituar ndjeshëm ndaj Malit të Zi, me një fitore 5-2. Qe kjo fitore e thellë e tyre ajo e cila i kualifikoi në raundiin e parë të play-off-it të kualifikuesve të botërorit 2027.
Kjo fitore është përshëndetur edhe nga kryeministtri Edi Rama, i cili krah një videoje të postuar në rrjetet sociale shkroi se ndihej krenar për vajzat kuqezi.
"Mirëmëngjes dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Sondazh
Poll
