Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se ekziston rreziku i rikthimit të një lufte të përgjithshme në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit mes Iranit dhe SHBA-së.
Ai tha se duhen marrë masa për të minimizuar rreziqet me qëllim që kjo luftë të mos përshkallëzohet e të kthehet në një luftë të përgjithshme.
“Në rajonin e Gjirit, armëpushimi është më shumë si një zjarr i kufizuar, siç e kemi parë me përshkallëzimin e sulmeve dhe retorikës gjatë 48 orëve të fundit. Dhe ne duhet të minimizojmë rreziqet në mënyrë që ky zjarr i kufizuar të mos bëhet total, me fjalë të tjera, një luftë e përgjithshme”, tha Guterres në një takim të Këshillit të Sigurimit.
Volker Turk, Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se është i tmerruar nga përshkallëzimet e fundit dhe se duhet vendosur armëpushim.
“Jam i tmerruar nga fakti që po shohim një përshkallëzim pas tjetrit. Ne gjithmonë ndiejmë një lehtësim të madh kur shpallet një armëpushim, por armëpushimet duhet të respektohen plotësisht. Ligji ndërkombëtar duhet të respektohet plotësisht.” u tha gazetarëve në Gjenevë Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
Kujtojmë se Donald Trump tha më herët se Irani ishte shumë i ngadaltë në negociata dhe do të "paguajë çmimin" pasi premtoi një marrëveshje të afërt me Teheranin për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai tha paralajmëroi se sot do të godasë Iranin.
