Gerard Martin-Pau Cubarsi
Gerard Martin mund të jetë një nga lëvizjet më befasuese në merkaton e Barcelonës. Sipas asaj që zbulojnë mediat, për mbrojtësin ka interes nga dy klube të mëdha europiane si Chelsea dhe Milan.
Dëshira e Martin është të qendrojë te Barcelona, por nevoja për të mbledhur sa më shumë të ardhura do ta bënte klubin ta mendonte shitjen e tij. Pavarësisht besimit të madh të trajnerit Hansi Flick, 24-vjeçari nuk është një titullar i padiskutueshëm.
Vlera e tij sipas “Transfermarkt” arrin në shifrën e 35 milionë eurove. Gerard Martin ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2028.
Sondazh
Poll
