Hapësire reklamuese

Sporti

Dy për historinë

Shkruar nga Newsbomb
Dy për historinë
 

Nga Retin Toka

Pas 104 ndeshjesh, Botërori 2026 mbërriti në finalen që shumë, por edhe pak e kishin parashikuar. Megjithatë historia e këtij turneu nuk shkruhet vetëm nga dy finalistët. Rekordet, statistikat dhe risitë treguan se Kupa e Botës ndryshoi shumë më tepër sesa emrin e kampiones. Çfarë e bën këtë edicion kaq ndryshe nga të gjithë të tjerët?

Atëherë nuk e dija çfarë ishte presingu. Nuk dija çfarë ishte analiza taktike. Nuk dija çfarë ishte një model statistikor. Për mua mjaftonte që fotografia e Ronaldo Fenomenit të ishte më në fund në vendin e vet ose që formacioni i Francës të mos kishte më asnjë hapësirë bosh në albumin që flinte e zgjohej me mua. 24 vite më vonë, e gjej veten sërish përballë një Botërori. Vetëm se këtë herë nuk kam më në dorë një album për të gjetur fotografinë e munguar. E nis ndryshe. Në vend të albumit, hap raportet e FIFA-s. Në vend të revistave, databazat e Opta-s. Nuk kërkoj më lojtarin që më mungon për të mbyllur skuadrën e Brazilit; kërkoj të kuptoj pse një ekip fiton edhe kur prek topin më pak, si një sulmues arrin të shënojë më shumë se sa “premtojnë” rastet që krijon apo pse futbolli modern është bërë një përzierje mes intuitës së trajnerit dhe fuqisë së algoritmeve.

Në vitin 2002 më mjaftonte të dija formacionin. Në vitin 2026 mund të di edhe sa kilometra ka përshkuar një mesfushor, sa rikuperime ka bërë një mbrojtës në gjysmën kundërshtare, sa pasime progreisve ka tentuar një organizator loje apo sa ishte probabiliteti që një goditje të përfundonte në rrjetë. Në vitin 2002 mjaftonte të njihje formacionet. Sot një trajner mund të dijë sa herë mbrojtësi i tij humbi duel në krahun e djathtë. Por, ka mbetur e pandryshuar arsyeja pse, çdo katër vite, miliona njerëz ngrinë para një ekrani. Sepse Kupa e Botës vazhdon të ketë të njëjtën fuqi, edhe atëherë kur një djalë nëntëvjeçar vraponte drejt kioskës për fotografinë e radhës me disa monedha në xhep.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg që prej ditës së djeshme, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese