Kristian Prenga ngjitet mbrëmjen e sotme në ring, për një përballje tepër historike. Boksieri shqiptar do të përballet me ikonën britanike Anthony Joshua, duel ky që do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite, rreth orës 23:00.
Ndërsa një urim fitoreje ka ardhur nga bota e politikës shqiptare, pasi kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dedikuar një postim boksierit nga Mirdita, përmes të cilit i drejtohet duke i thënë se e gjithë Shqipëria është me të.
“Kristian Prenga sonte shqiptarët janë të gjithë me ty” shkruan Taulant Balla në videon e postuar pak orë para përballjes së madhe, ku Kristian shprehet se ka punuar fort që sonte të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.
Kristian Prenga: Shqipe ju përshëndes të gjithëve, uroj të jeni mirë të gjihtë. Jam gati, jam stërvitur fort e kam punuar aq fort sa t'u bëj krenarë të gjtihëve si gjithmonë, e besoj kam për t’ju bërë krenarë si gjithmonë.
