Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte sot në Bylis në kuadër të 35-vjetorit. Ai u prit nga Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, Klevis Jahaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan së me mirënjohje i dorëzuam certifikatën e vlerësimit për kontributin e tij ndër vite, edhe si ish-deputet i Mallakastrës.
Ai shpreh gjithashtu një falenderim edhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin 35-vjeçar të Partisë Socialiste.
"Bylis, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste, pata kënaqësinë të jem së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Blendi Klosi, në këtë moment të veçantë për familjen tonë të madhe politike. Me mirënjohje, i dorëzuam certifikatën e vlerësimit për kontributin e tij ndër vite, edhe si ish-deputet i Mallakastrës.
Respekt dhe falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim 35-vjeçar, duke e bërë Partinë Socialiste më të fortë dhe më pranë qytetarëve."- shkruan ai në rrjete sociale.
