Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shumëkërkuar prej muajsh, vihet në pranga në Manchester "hallka" e fundit, “koka” e grupit kriminal italo-shqiptar! Sekuestrohen miliona euro dhe një limuzinë luksoze

Shkruar nga Newsbomb
I shumëkërkuar prej muajsh, vihet në pranga në Manchester
Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar me iniciale P.Y i shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar prej autoriteteve italiane ka rënë në prangat e policisë britanike në Manchester. Sipas njoftimit të Guarda di Financa Bergamo , i arrestuari konsiderohet si një prej drejtuesve të një organizate kriminale italo-shqiptare, i cili zhvillonte aktivitetin kriminal në disa rajone të italisë, përfshirë këtu Toskanën, Kalabrinë, Emilia-Romngën, Lazion dhe Lombardinë.

Mbi grupin kriminal bien akuzat për trafik të lëndëve narkotike, grabitje dhe vjedhje ne vila, zhvatje, pastrim dhe fshehje të pasurive, armëmbajtje pa leje, shfrytëzim prostitucioni dhe falimentim mashtrues.

Në maj të të vitit të kaluar autorietet italiane arritën të vinin në pranga 12 persona i koduar “Money Road” , por i shumëkërkuari shqiptar arriti që të shpëtonte. Pas bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe hetimeve të zhvilluara mes autoriteteve britanike dhe italiane u arrit të zbulohej se ai fshihej në Manchester.

Sipas Euronews, forcat speciale britanike mundësuan hyrjen në banesën e tij duke e vënë në pranga, ai tashmë ndodhet në paraburgim në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet ekstradimi i tij në Itali.

Nga hetimi i zhvilluar për të cuar në arrestimin e tij u bë i mundur sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1.2 milionë euro, 500 mijë euro cash të fshehura në automjete dhe rreth 2.5 kilogramë kokainë dhe hashash, si dhe një automjet luksoz Mercedes Limousine VIP i cili arrinte vlerën rreth 200 mijë euro dhe përdorej për aktivitete të paligjshme të organizatës kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese