Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më telefonoi dhe më kërkoi votën e krushkut për PS-në!” Banori i Vaut të Dejës dëshmon në GJKKO për ish-kryebashkiakun Kristian Shkreli

Shkruar nga Newsbomb
“Më telefonoi dhe më kërkoi votën e krushkut për
Kristian Shkreli

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO është villuar këtë të martë seanca në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili është nën akuzë për korrupsion zgjedhor.

Ndërkohë sot ka dëshmuar në gjykatë, Aleksandër Dodani, banor i Vaut të Dejës. Ai është shprehur se Shkreli e ka telefonnuar dhe se i ka këkërkuar të flasë me krushkun e tij dhe t’i kërkojë të votojë për PS-në, duke shtuar se ai (krushku), ishte demokrat. Por më tej Dodani mohoi të kishte pasur ndonjë presion nga Shkreli.

Pjesë nga dëshmia:

Dodani: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve i qëndroj

SPAK: Jeni në një dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve?

SPAK: A e njihni Kristjan Shkrelin

Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.

SPAK: Në vitin e kaluar 11 maj 2025 janë bërë zgjedhjet, a keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?

Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç, zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.

Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi?

Avokati: Kristjani ju ka bërë ndonjë presion?

Dëshmitari: Absolutisht jo

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese