Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë-Berat! Përmbyset makina ku udhëtonin 6 persona, disa të lënduar  

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Lushnjë-Berat! Përmbyset makina ku
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Lushnjë-Berat, ku një makinë tip Golf, ku udhëtonin 6 persona, është përmbysur në rrugë.

Gjatë deklaratave për policinë, drejtuesi i mjetit ka bërë me dije se i është bllokuar korsia përballë dhe në tentativë për të shmangur përplasjen, ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë.

Për pasojë Golf-i është përplasur me një mjet që ishte i parkuar dhe më pas është përmbysur.

Nga aksidenti, kanë marrë dëmtime të 6 personat që ishin në makinë, ku tre ishin fëmijë. Ata janë transportuar për në spital, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është stabël, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese