Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banorët shtrojnë vetë rrugën drejt Kakomesë, i ftojnë të gjithë në perlën e bregut të Jonit: Tani kalojnë edhe makinat e vogla, ejani sepse është falas

Shkruar nga Newsbomb
Banorët shtrojnë vetë rrugën drejt Kakomesë, i
Banorët shtrojnë vetë rrugën drejt Kakomesë

Rruga për të shkuar në Gjirin e mrekullueshëm të Kakomesë nga sot është e aksesueshme për të gjithë ata që duan të pushojnë në këtë perlë të bregut të Jonit, sepse banorët e Nivicës e kanë sistemuar me punë vullnetare.

20 vjet pas shembjes së portës dhe rrethimit që nuk lejonte hyrje e vizitorëve në zonë, banorët kanë mbushur gropat me punë vullnetare dhe kanë sistemuar ato pjesë të rrugës ku makinat e vogla nuk kalonin dot.

Deri në vendin ku dikur ishte porta dhe stacioni i rojes, rruga ishte me asfalt, por brenda rrethimit kalohej me vështirësi vetëm nga fuoristradat e larta.

Banorët shtrojnë vetë rrugën drejt Kakomesë, i
Banorët shtrojnë vetë rrugën drejt Kakomesë

Tani, rruga është e aksesueshme nga të gjithë dhe plazhi është i hapur për të gjithë, pasi banorët kanë ftuar pushuesit shqiptarë dhe turistët e huaj që të pushojnë në Kakome, sepse është pa pagesë.

Sipas tyre, ndërhyrjet për përmirësimin e rrugës do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin që aksesi drejt një prej gjireve më të bukur të bregdetit jonian të jetë sa më i lehtë për çdo vizitor, përcjell Saranda Web teksa ndan dhe pamjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese