Gazetari Gjergj Thanasi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e bëra nga Edi Rama për një objekt në zonën e Durrësit, të njohur si pallati KOJA.
Përmes një reagimi në Facebook, Thanasi kundërshton pretendimet se ndërtesa është ndërtim pa leje dhe është legalizuar gjatë qeverisjes së PD-së. Por sipastij, ndërtesa në fjalë ekziston dekada me parë, e cila shfaqet në disa filma të realizuar para vitit 1990, si “Furtuna”, “Tela për Violinë” dhe “Balonat”.
Po ashtu ai kundërshton se pretendimet se pallati ndodhet pranë mureve të Kalasë së Durrësit, duke deklaruar se distanca mes objektit dhe monumentit është rreth 100 metra.
Postimi i plotë:
Intelektualeja Spahivogli dhe kryeministri zgjebaruk Edvin!!
Kryeministri genjeshtar shpifi per familjen durrsake KOJA, ku eshte martuar zonja ne fjale, se kane bere ndertim pa leje. Shpifi per PD-ne e mjere te Durresit, se kete ndertim pa leje ia kishin legalizuar hajdutet e PD-se. Shpifi se ndertimi pa leje ishte ngjitur me murin e Kalase se Durresit.
Ne te pakten tre filma te realizmit socialist, pra para vitit 1990 del ne filmime kjo ndertese. Filmi Furtuna", Filmi "Tela per violine", Filmi "Balonat". Ne dy nga keto filma ka luajtur edhe im ate, keshtu qe....
Sipas Mallistit te Surrelit i bie, qe ndertimi pa leje, qenka i para vitit 1958 (Filmi Furtuna) dmth, qe para se Sali Berisha te zbriste nga Fshati Prifc ne Teknikumin Mjekesor ne Tirane, megjithate fajon e ak Saliu!!!
Largesia e pallatit ne fjale eshte mimumumi 100 metra nga muret e kalase. Ja dhe nje tjeter rrene kryeministrore... Meqe Familja Koja paska bere ndertim pa leje te leagalizuar ne kohen e PD+se, si shpjegohet qe ne ate pallat eshte si bashkepronare edhe familja cifute JAKOEL?!?! Kjo familje emigroi ne Izrael ne pranveren e vitit 1991. I bie qe Familja JAKOEL paska bere ndertim pa leje, qe nga Izraeli. Une jam gati t'i jap Miellaxhiut Edvin nr. cel te Felicita (Lumturi) Jakoelit, keshtu qe kryeministri mund te iluminohet per kete pune.
PROPOZIM
I propozoj zj. Koka - Spahivogli, qe te organizojme se bashku nje proteste anti Edvin, ku te ftojme edhe te gjithe ata socialiste jo ripjellsa, qe si durrsake e dine te verteten, ashtu sic dine edhe sa e trashe eshte rrena kryeministrore per Pallatin KOJA!
Nese socialistet durrsake nuk marrin pjese, une dal vullnetar per te lyer ne menyre simbolike murin e Bashkise Durres me marmalate fiku si shenje perbuzje per kryeministrin Edvin, kryeminister sa i kriminalizuar aq edhe legen, madje legen materniteti.
P. S.
O Edvin Projekti grabitqar TIDD nuk do te realizohet.
Lordi Rotshild nuk do t'i vjedhe dot thesaret shekullore te Durresit. Lordi Rotshild do te nxehet me ty, se zotrote po e tregon vehten si qehaja i pa afte te menaxhoje Cifligun "Shqiperi"!
