Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Tiranë-Berat, ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa në mjet ishin 17 persona.
Bëhet me dije se personat e plagosur janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, po dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që fugoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.
Pritet që policia të dalë me një reagim zyrtar në lidhje me këtë aksident që ndodhi pranë QTU-së, në hyrje të qytetit të Tiranës.

