Foto nga protesta
Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë, në ditën e 25-të të protestës.
Pas përfundimit të fjalimeve, ata janë nisur në marshimin e përditshëm nëpër rrugët e Tiranës, i cili tashmë është kthyer në një traditë gjatë 25 ditëve radhazi të protestës.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.
Pavarësisht kushteve të paqëndrueshëm të motit sot, qytetarët nuk janë ndalur të mos protestojnë.
Sondazh
Poll

