Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Propaganda e qeverisjes ka kënduar sukseset", Artan Fuga: Çdo narrativë e ka humbur kontrollin dhe logjikën

Shkruar nga Newsbomb
"Propaganda e qeverisjes ka kënduar sukseset", Artan Fuga:
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka folur për Euronews Albania për protestën e mbajtur prej 25 ditësh dhe për narrativën e përdorur kohët e fundit nga kryeministri Edi Rama.

Ai kritikoi mënyrën se si qeverisja ka përdorur propagandën për të paraqitur vetëm sukseset dhe arritjet, duke e krahasuar shoqërinë shqiptare me ato më të zhvilluara në Evropë dhe duke mos pranuar kritika.

Fuga tha se kjo propagandë është ndërtuar mbi debatet në parlament ku opozita është përballur me mohimin e problemeve.

Nga ana tjetër Fuga theksoi se kur mijëra njerëz dalin spontanisht në mes të ditës për të shprehur pakënaqësitë e tyre kjo prish narrativën e pushtetit sepse humbet qetësia logjika dhe argumenti dhe propaganda fillon të dobësohet.

"Në këto vitet e fundit propaganda e qeverisjes ka qenë e tillë që ka kënduar sukseset dhe arritjet, ka kënduar një shoqëri shqiptare që plotëson të tëra kushte për t'u vlerësuar, që eshte matur me shoqëritë me te zhvilluara evropiane , nuk ka pranuar asnjë kritikë dhe është ndërtuar mbi debatin në parlament ku karshi opozitës ka pasur një ballafaqimin dhe ka pasur si te thuash këtë mohimin e problemeve. Në një moment të caktuar në mes të ditës me mijëra njerëz thanë që përfaqësojnë një lëvizje, ne mënyrë mënyrë spontane, del një popullsisë shfaqin pakënaqësitë e tyre. Në këto kushte çdo narrative çekuilibrohet, humbet qetësinë, humbet logjikën, argumentin dhe fillon dhe dobësohet.", tha Artan Fuga.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese