Hapësire reklamuese

Aktualitet

PANIK në Durrës! Shoferi lëviz kundravajtje nëpër Shkozet, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak (DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
PANIK në Durrës! Shoferi lëviz kundravajtje nëpër
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës-Plepa, në afërsi të Shkozetit, ku një automjet është parë duke lëvizur kundravajtje, duke shkaktuar panik në zonë.

Për rrjedhojë raportohet se makina është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, çka ka shkaktuar plagosjen e shoferit të makinës.

Paraprakisht raportohet se shoferi i makinës dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur ose të ketë pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të makinës.

Ai është nisur me urgjencë për në spital. Ndërsa në vendngjarje raportohet se kanë mbërritur autoritetet vendase të cilat thuhet se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese