Hapësire reklamuese

Aktualitet

Surprizat e motit! Pjesa tjetër e vendit “përvëlohet” nga vapa, Elbasani përmbytet nga reshjet e dendura të shiut

Shkruar nga Newsbomb
Surprizat e motit! Pjesa tjetër e vendit “përvëlohet”
Reshjet e shiut në Elbasan

Teksa pjesa më e madhe e vendit po përballet me temperatura të larta, duket se Elbasani dhe qytetet e tjera të këtij qarku janë përfshirë nga rrebeshe shiu pasditen e sotme.

U raportua se një shi i rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, ndërsa janë shoqëruar edhe me rrufe.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur vështirësi në qarkullim përgjatë aksit Elbasan–Peqin, ku Policia rekomandon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

Ndërsa prej tre ditësh, zona e Elbasanit është përfshirë çdo pasdite nga rrebeshe shiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese