Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati i Popullit dha “ultimatum” për lirimin e saj, lë qelinë 34 vjeçarja që u burgos në Pjoskë bashkë me foshnjën

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Popullit dha “ultimatum” për lirimin e saj, lë
Qelia ku qendroi 34 vjeçarja dhe foshnja

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34 vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar kështu lirimin e saj nga burgu i grave në Pjoskë, ku ajo qëndronte bashkë me foshnjën e saj njëvjeçare.

Ky vendim është marrë pak pas kërkesës së paraqitur nga avokati i saj mbrojtës Bari Shyti, por edhe pas vizitës së bërë ditën e djeshme nga Avokati i Popullit Endri Shabani, i cili kërkoi në mënyrë të padiskutueshme lirimin e saj.

"Në bindjen time, zonja nesër para orës 12 do të jetë e lirë. Ne do ta ndjekim në çdo rrethanë dhe aty ku do të konstatojmë që është shkelur ligji, është abuzuar me procedurën, do të kërkojmë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë marrjen e masave dhe pastaj respektivisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë apo Këshilli i Lartë Gjyqësor" tha Shabani ditën e djeshme.

Kujtojmë se Dorina Sejdini, u arrestua pak ditë më parë pasi hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, teksa kthehej me familjen nga Gjermania. Ndaj sa ishte në fuqi një vendim i formës së prerë që e dënonte me dy muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehërrit të saj. Ky i fundit kishte deklaruar se e kishte falur, por me sa u pa ligji jo.

Rasti i kësaj nëne që u burgos bashkë me fëmijën e saj, shkaktoi reagime të vazhdueshme dhe të forta që kundërshtonin fort aktin e arrestimit të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese