Hapësire reklamuese

Aktualitet

Berisha tha se policia po ushtronte terror dhe një qytetar ishte në gjendje të rëndë, del VIDEO: Momenti kur protestuesit godasin njëri-tjetrin me gur

Shkruar nga Newsbomb
Berisha tha se policia po ushtronte terror dhe një qytetar ishte në
Momenti kur protestuesit goditet nga protestuesit e tjerë

Pamjet filmike nga momentet e para të protestës para Kuvendit hedhin dritë mbi incidentin ku mbeti i plagosur një prej protestuesve. Videoja tregon se, teksa një grup protestuesish prej 10 vetash hidhnin gurë në drejtim të forcave të policisë, njëri prej tyre goditet në kokë nga një send i fortë që vjen nga prapa kokës, pikërisht nga zona ku ndodheshin vetë protestuesit, në momentin kur po tentonte të rrëzonte gardhin metalik të vendosur para Parlamentit.

Pikërisht këtij protestuesi iu referua kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kur deklaroi se ai ndodhej në gjendje kome pas dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit. Megjithatë, ky pretendim u përgënjeshtrua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila, në një reagim për Newsbomb.al, mohoi kategorikisht se në spitalet e vendit ndodhet ndonjë protestues në gjendje kome.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese