Gazetarja Flora Xhemani, ka vepruar sërish njësoj si pak kohë më parë, ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar sërish të bojkotohen mediat.
“Bojkoti i Top Channel, Klanin, Report TV, Vizion+, e te gjitha mediat që janë kunder protestës dhe pro propagandës të Edi regjimit duhet të jetë më i vendosur se kurrë”, ka shkruar ajo. Teksa më tej i ka akuzuar se studiot e tyre televizive mbushen me “llumin e gazetarisë”, dhe ka konsideruar çdo shqiptar që shkon në shesh si një media të pavarur.
Ndërkohë nga ana tjetër, kësaj deklarate shumë të fortë i është përgjigjur shkrimtarja dhe ish-deputetja e PD, Flutura Açka, e cila i ka mëshuar fortë idesë që “Shqipëria e re”, e cila është edhe një nga thirrjet e protestës, nuk ndan por ndreq.
Ajo më tej nuk e kundërshton faktin që shumë media janë “sjellë keq” me protestën, ama nuk e sheh bojktin si zgjidhje të këtij problem pasi argumenton: “Ndaj, nēse vërtet po mëtoni Shqipëri të Re, hiqni dorë nga urrejtja edhe ndaj atyre qē é meritojnë.
Ne duam të ndryshojmë regjim, dhe atë é mbajnë një grusht njerëzish me dorë të hékurt, në Pushtet dhe Opozitë. Ata janë “armiqtë” e kësaj Proteste, dhe të vetë shqiptarëve”
Postimi i bërë nga Flora Xhemani:
Bojkoti i Top Channel, Klanin, Report TV, Vizion+, e te gjitha mediat që janë kunder protestës dhe pro propagandës të Edi regjimit duhet të jetë më i vendosur se kurrë.
Këto media, në konflikt të pastër me interesin publik, të cilat zotërojnë në masën gati 95% të tregut mediatik, janë pronë e vetëm 5 familjeve apo 20 njerëzve.
Këto media me shtrirje kombëtare, por që ndjekin politika anti- kombëtare, të kapura nga Edi Rama, janë në konflikt të hapur me interesin publik dhe rrezik për demokracinë.
Le ti mbushin studiot me llumin e gazetarisë, agjentë shërbimesh të huaja, ish-sigurimsa, përfitues parash korruptive dhe të trafiqeve të drogës. As nuk ja kemi fare nevojën. Çdo shqiptar sot në shesh është një media e pavarur nga pushteti.
P.s Sipas "Reporters Ëithout Borders", Shqipëria renditet e 83-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror për lirinëve medias, e publikuar për vitin 2026.
Postimi i bërë nga Flutura Açka:
Shqipëria e Re, nuk NDAN, por NREQ
Diku më zuri syri këtë poster, ku bëhet thirrje për të ndëshkuar disa media shqiptare, që nënkupton dashuri për disa të tjera, që do t’iu hidhnim njēsoj gurë sikur të djathtët të ishin në pushtet, dhe tani na duken opozitare.
A është kjo e pranueshme për në që mëtojmë Shqipëri të Re? Ai që i orkestron këto thirrje, ose nuk e kupton problemin shqiptar, ose do që t’i veshë Prorestës mëkate jo të sajat.
Sigurisht, sjellja e disa televizione shqiptare është e papranueshme, një pjesē e tyre kanë madje licensë kombëtare dhe mbahen nga taksat e shqiptarëve dhe shpërfillja, etiketimi, fyerja me personazhe të paguar, shërbimi vjellandjellës ndaj Edi Ramës, është kundër çdo parimi të medias së lirë, lërë më Europiane.
Ato janë sjellë me Protestēn shumë keq, dhe ky është TURPI në jetë shkrimin é tyre. Protesta ka gjithë të drejtën t’i shenjojë si “armiq” të saj. Por Protesta, me qëndrueshmërinë é saj, me drejtësinë é parimeve të saj, do t’i bëjë edhe këto televizione puthadore, të epen, të bëhen të popullit é jo të pushtetit.
Unë vetë jam ndëshkuar prej tyre. Kam dhënë disa intervista në mbështetje te Protestës, dhe asnjë fjalë timen nuk é kanë bërë lajm, duke shpërfillur edhe reciprocitetin é bashkëpunimit tim të gjatë me ta, por thirrja për bojkot nuk është rruga.
Në duam t’i ndreqim, t’i çlirojmë mediat nga Sistemi ku janë përfshirë me të gjitha duket é tyre.
Shqipëria e Re duhet të mëtojē të rregullojë, të kapërcejë ndarjet dhe patronazhimet e cave prej cave, shërbimet e cave për ca, veçmas ndaj pushtetit.
Ndryshe rrezikojmë në krijimin e armiqve të rinj, njëlloj si dikur. Shqipëria e Re duhet të çlirojë edhe vetë socialistët nga patronazhimi, nga shtypj, nga fyerja dhe keqpërdorimj nga pushteti.
Ndaj, nēse vërtet po mëtoni Shqipëri të Re, hiqni dorë nga urrejtja edhe ndaj atyre qē é meritojnë.
Ne duam të ndryshojmë regjim, dhe atë é mbajnë një grusht njerëzish me dorë të hékurt, në Pushtet dhe Opozitë. Ata janë “armiqtë” e kësaj Proteste, dhe të vetë shqiptarëve
