Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulme online dhe ndaj Kalasë së Rozafës, kryeministri Rama kërkon të nisin hetimet për qytetarët që dhanë review negative për bizneset (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Sulme online dhe ndaj Kalasë së Rozafës, kryeministri Rama
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mesditën e kësaj të shtune në lidhje me review-t negative të bëra nga mijëra qytetarë online ndaj bizneseve të ndryshme, nga ku ka zbuluar se sulme online ka pasur dhe ndaj Kalasë së Rozafës.

Duke u ndaluar te revieët e bëra ndaj bizneseve të shumta, Edi Rama e nis reagimin e tij me në fokus për vlerësimet negative për Kalanë e Rozafës, për të cilën thotë se qytetarët po shkatërrojnë turizmin.

“PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!” shkruan Rama në reagimin e bërë.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare kërkon nga ana e Prokurorive që të bëhen hetimet e duhura për dhunimet e pronave publike por dhe atyre private.

“Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi” shton më tej kryeministri. 

Postimi i Edi Ramës: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese