Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje TRONDITËSE nga Korça: Viktima i alkolizuar, ia vuri qëllimisht flakën banesës, donte të nxirrte jashtë qiraxhinjtë që jetonte me ta (DËSHMITË)

Shkruar nga Newsbomb
Detaje TRONDITËSE nga Korça: Viktima i alkolizuar, ia vuri
Pamje nga vendngjarja

Viktima që humbi jetën ditën e sotme për shkak të djegies së banesës në Korçë, thuhet se ia kishte vënë qëllimisht zjarrin banesës së tij.

Dëshmitë e fqinjëve të 74-vjeçarit, kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë që sot i tronditi të gjithë.

74-vjeçari ishte pronar i banesës që dogji qëllimisht pasi tentoi të nxirrte jashtë qiraxhinjtë e tij, me të cilët kishte ndarë të njëjtën çati së fundmi.

Duke dashur për ta mbajtur për vete të gjithë banesës, pas kundërshtimeve të qiraxhinjve (burrë e grua) viktima kishte tentuar dhe ditën e djeshme për të djegur apartamentin e tij, mirëpo zjarrin e shuan menjëherë. Ndërsa sot tentativa e Urim Hysollit u bë realitet i hidhur, pasi i mori jetën në vend.

“Po rrinim në shtëpi, burri po lante enët, ai i vuri flakën vendit. I zoti i shtëpisë i vuri flakën shtëpisë. Unë isha me qera. Kishim 10 vite këtu. Atë e përzuri vëllai i tij sepse pinte shumë” thotë qeraxhia e viktimës.

Të tronditura fiqnjet tregojnë se Hysolli më parë jetonte me të vëllanë, por për shkak të alkoolit, ky i fundit e kishte nxjerrë nga shtëpia. Kështu ai u detyrua të rikthehej në banesën e tij, ndonëse burrë e grua i paguanin qeranë.

Duke e kujtuar atë si një person të alkoolizuar dhe të ftohtë, fqinjët kanë nxjerrë në pah një të shkuar të rëndë të tij, siç është varësia nga alkooli.

Dëshmitë e fqinjëve:

Qytetarja: I zoti i shtëpisë i ka vënë sot zjarrin shtëpisë. Ia kishte dhënë me qera shtëpinë, pronarët janë të përsorur. Ai vinte i pirë, ka carë kokën, kishte ditë me fasho në kokë. Ata jetonin bashkë, në një dhomë të shtëpisë jetonte ky.

Ata kanë kohë. Ky u kishte kërkuar qiraxhinjve të lironin shtëpinë se donte të jetonte vetëm.  Një ditë të tre po rrinin bashkë, kur papritmas u ka kërkuar të dalin nga shtëpia.

Ne nuk pamë asgjë vetëm kur pamë shtëpinë me tym. Zjarrin e vuri vetë i zoti i shtëpisë i cili banonte këtu së fundmi, se ai e kishte dhënë me qera më parë. Tërë kohën që ka ardhur pinte,villte e nga nuk shkonte. As nuk na fliste. Kur i flisnim na shikonte shtrembër.

Dje pikerina u kishte vënë zjarrin. Ndërsa sot ia vuri tamam shtëpinë.

Qeraxhia: Po rrinim në shtëpi, burri po lante enët, ai i vuri flakën vendit.I zoti i shtëpisë i vuri flakën shtëpisë. Unë isha me qera. Kishim 10 vite këtu. Atë e përzuri vëllai i tij sepse pinte shumë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese