Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune pranë pastiçerisë “Tasho” në qytetin e Korçës, ku një banesë është përfshirë nga flakët duke i marrë jetën 74-vjeçarit Urim Hysolli.
Paraprakisht raportohet se zjarri sapo ka rënë në katin e parë të pallatit. Ndërsa tymi thuhet se ka zaptuar zonën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.
Ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.
Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke punuar për të marrë nën kontroll situatën.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, e më së shumti fqinjët e të moshuarit, të cilët shikohen të mërzitur për tragjedinë e nuk i mbajnë dot lotët.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar dhe blutë e qytetit të cilët bëjnë me dije se tragjedia ndodhi rreth orës 4 të mbasdites së sotme në në lagjen nr. 15.
“Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç” bën me dije Policia.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.
