Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vend i braktisur e i mbushur me mbeturina, Rama publikon VIDEON dhe mesazhin e qytetarit nga Zvërneci: Njerëzit që protesojnë sot e katandisën kështu

Shkruar nga Newsbomb
Vend i braktisur e i mbushur me mbeturina, Rama publikon VIDEON dhe mesazhin e
Foto e shpërndar nga Rama

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video dhe mesazhin e marrë nga një qytetar i Zvërnecit ku vendi shfaqet i mbushur me mbeturina dhe në gjendje jo të mirë.

Në postimi e tij, Rama kritikoi kundërshtarët e projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonë, duke i akuzuar se po pengojnë zhvillimin turistik të vendit.

Sipas tij, investimi do të transferojë Vlorë në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të rajonit dhe do ta ngrejë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit ndërkombëtar.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot - siç do ta shihni vetë - tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.

“Pershendetje Kryeminister! Jam Vlonjat dhe pro investimit ne Zvernec. Mos ndalo. Po te nis nje video dhe te lutem postohe. Behet fjale fiks per zonen ku njerez te papergjegjshem qe dhe ndoshta jan ngritur ne protest e kan katandisur zonen e mbrojtur si mos me keq. Kurse ata qe erdhen per sherr dihet qe e kane me ty jo me natyren se po ta kishin per natyren duhet te shanin pse esht ber hale jo pse do te hedhesh 4 miliarde qe sjan hedhur tere historin ne anet tona. Shihe videon dhe nese do mund te te nis dhe video te tjera te zonave ku mbrohen me ligj po nuk mbrohen dot nga njerezit e liq pa tru qe s a me shum plehra hedhin poshte aq me teper cirren me zerin lart. Te falenderoj nese e mer ne konsiderat kete video dhe tregoja Shqiperis se duan te sabotojne zhvillimin qe e sheron kete zone. Beje kete zhvillim e vlonjatet do te te bekojn ne breza. Keta jo nuk e duan Shqiperin aq sa thone po e duan edhe pa te huaj qe ta kthejne si Vlora para se ta merrje ti ne dor. Po te nis videon,” shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese