Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja nga ngjarja në Sevaster, 37-vjeçari u plagos teksa po pastronte armën

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga ngjarja në Sevaster, 37-vjeçari u plagos
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve për media, ngjarja ka ndodhur teksa shtetasi Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç, ishte duke pastruar një armë zjarri. Gjatë pastrimit, arma dyshohet se është shkrepur aksidentalisht, duke e plagosur atë në këmbë.

Mësohet se ai është transportuar fillimisht nga familjarët me automjet deri në fshatin Kotë, ku më pas është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punonë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese