Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Draft-rezoluta miratohet të mërkurën në Strasburg!” Balla pret raporterin e PPE-së për Shqipërinë, në FOKUS integrimi europian i vendit

Shkruar nga Newsbomb
“Draft-rezoluta miratohet të mërkurën në
Pamje nga takimi

Kreu i parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Andrey Kovatchev, zëvendëskryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane (PPE). Ndërsa bëhet me dije se draf-rezoluta mbi Shqipërinë pritet të miratohet këtë të mërkurë, më 17 qershor, në Strasburg.

Kovatchev, i shoqëruar nga deputetë të Parlamentit të Bullgarisë, në takimin e bërë me Ballën riafirmoi mbështetjen e Bullgarisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Balla vlerësoi maksimalisht mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë dhe të PPE-së për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet më pranë se kurrë realizimit të aspiratës për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian.

Pjesë e diskutimeve të takimit të sotëm mësohet se ka qenë dhe anëtarësimi i Bullgarisë në zonën Euro gjatë këtij viti.

Ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi u vlerësuan si vendet më të avancuara të rajonit në procesin e integrimit europian.

Postimi i Taulant Ballës: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese