Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

OSBE ndihmon Policinë shqiptare të ngrejë njësi të posaçme për menaxhimin e informatorëve: Ata luajnë rol kyç në luftën kundër krimit

Shkruar nga Newsbomb
OSBE ndihmon Policinë shqiptare të ngrejë njësi të
Ambasadori Michel Tarran me delegacionin e Policisë së Shtetit

Prezenca e OSBE në Shqipëri njofton se në kuadër të mbështetjes afatgjatë për Policinë e Shtetit, po mundëson dhe financon një vizitë studimore të një delegacioni të Policisë së Shtetit në selinë e Policisë së Skocisë, në Edinburg, për forcimin e menaxhimit të informatorëve.

Gjatë viteve të fundit, ky partneritet ka kontribuar në krijimin e një njësie të posaçme në Policinë e Shtetit, me efektivë të trajnuar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në menaxhimin e informatorëve.

Vizita studimore do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të njihen nga afër me procedurat operacionale, standardet e menaxhimit dhe zgjidhjet e avancuara softuerike që përdor Policia e Skocisë për menaxhimin efektiv të informatorëve.

Përpara vizitës, Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, u takua me delegacionin e Policisë së Shtetit dhe nënvizoi rolin vendimtar të mbledhjes së informacionit të besueshëm dhe të verifikueshëm në hetimet penale.

"Ai tha se informatorët shpesh luajnë rol kyç në luftën kundër krimit të rëndë dhe atij të organizuar", njofton Prezenca e OSBE në Shqipëri.

Kjo nismë është pjesë e mbështetjes më të gjerë të Prezencës së OSBE-së për institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit në zbatimin e modelit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca, si një qasje thelbësore për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese