Një sasi e konsiderueshme kanabisi u kap nga oficerët e policisë greke pranë kufirit shqiptar në Igumenicë, si pjesë e operacioneve për të luftuar trafikimin e drogës.
Gjatë një kontrolli të një automjeti me qira të drejtuar nga një vendase, u gjetën dhe sekuestruan 90 pako me kanabis të papërpunuar me një peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramë , si dhe një sasi e vogël kokaine, kanabis i përpunuar, 100 euro dhe dy telefona celularë.
Ndaj gruas është ngritur një çështje penale për shkelje të ligjeve për drogën dhe pritet që ajo të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.
Ky është sekuestrimi i dytë i madh i drogës nga i njëjti shërbim brenda pak ditësh, pasi më 7 qershor u zbuluan gjithashtu afërsisht 110 kilogramë kanabis të papërpunuar.
