Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Njoftoi largimin nga PS, Marjana Koçeku del hapur në mbështetje të protestës! Ja mesazhi që jep deputetja

Shkruar nga Newsbomb
Njoftoi largimin nga PS, Marjana Koçeku del hapur në mbështetje
Marjana Koçeku

Një ditë pasi njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste, duke deklaruar se prej ditës së djeshme do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar sërish.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka postuar emojin e një flamingoje, i cili është bërë simboli i protestuesve kudër projektit të Zvërnecit.

Njoftoi largimin nga PS, Marjana Koçeku del hapur në mbështetje
Postimi i Koçekut

Duket se ftesës së qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, deputetja ka reaguar pozitivisht.

Në protestën e mbrëmshme, njëri prej protestuesve e ftoi Koçekun që të bashkohet me protestën dhe së bashku të thërrasin: “Rama, jepe dorëheqjen”.

“Ne e vlerësojmë vendimin e deputetes Marjana Koçeku, por mendojmë se kjo është vetëm gjysma e punës. Thirrja jonë është që t’u bashkohet qytetarëve në shesh dhe të thërrasë bashkë me ne: ‘Rama, jeep dorëheqjen’”, tha protestuesi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese