Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të “fortit” të Tiranës, arrestohet në Belgjikë personazhi i njohur i krimit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të
Gert Gjinarari

Është arrestuar në Belgjikë Gert Gjinarari, një nga emrat më të njohur të botës së krimit shqiptar, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit si i forti i Tiranës, Naim Zyberi, në vitin 1997 në Itali.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, me pretendimin se shkak i lirimit të Gjinararit nga burgu ishte normalizimi i marrëdhënieve të tij me trashëgimtarët e viktimës. Ky vendim, në atë kohë, shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik.

Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Por Gert Gjinarari nuk u gjet nga policia dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ditët e fundit, ai është arrestuar nga policia belge.

Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në vendin tonë, ku do të vuajë dënimin deri në fund të jetës.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në Belgjikë, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm.
I arrestuari posedonte në Belgjikë, dokumente italiane të falsifikuara.
Në vijim të shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSh dhe specialistëve të Interpol Brukselit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u kap në Belgjikë, me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara, shtetasi Gerd Gjinarari, 52 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të vitit 2014 dhe Gjykata e Apelit Korçë, me vendim të vitit 2019, kanë vendosur njohjen e vendimit penal të autoriteteve italiane, duke dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese