Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila foli në lidhje me protestën e dhunshme, para Kuvendit një ditë më parë ku e shpreh se sulmet nuk mund te konsiderohen si pjesë e protestës paqësore që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Në emisionin “3D” në RTSH, ajo shtoi se protesta ka humbur busullën dhe se kërkesa për regjimin e qeverisë bëhet vetëm nëp0ërmjet votës.
“Deputetët janë ndeshur me një revoltë të disa njerëzve që nuk do doja t’i quaja pjesë e protestës, se të veshësh petkun e lirisë së kësaj proteste dhe të shkosh për të dhunuar fizikisht dhe verbalisht deputetët. Ka edhe këto ngjarje dhe momente kur ka revoltë pak më të madhe nga qetësia e përhershme apo sosja e durimit të disa njerëzve, por çështja është te një çorientim, një humbje e busullës. Çfarë po kërkohet dhe si po kërkohet? Qeveria rrëzohet me votë dhe kjo qeveri ka vetëm një vit që është mandatuar,” deklaroi Mila.
Në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova Mila tha ata nuk janë pjesë e disapoerës shqiptare dhe sa i takon emigrantëve ajo shtoi se qeveria u dha atyre mundësinë të votojnë dhe se mbi 120 mijë prej tyre mbështetën Partinë Socialiste.
“Sa i përket orkestrimit të situatës me diasporën, vëllezërit tanë nga Kosova nuk janë diasporë. Shumica e atyre që kanë ardhur janë nga Kosova. Sa i përket diasporës, mbi 120 mijë persona kanë votuar për Partinë Socialiste. Ishte kjo qeveri që i dha diasporës mundësinë të flasë me votë dhe ajo foli në maj të vitit të kaluar,” deklaroi Mila.
