Trafiku i rënduar
Aksi Tiranë-Elbasan është përfshirë sërish në trafik të rënduar, pasi qindra drejtues mjetesh i janë drejtuar juglindjes së vendit për të kaluar fundjavën.
Ashtu si në fundjavat e fundit, aksi që lidhin Tiranën me Elbasanin është përballur me radhë të gjata automjetes.
Rritja e ngarkesës në këtë aks lidhet me devijimin e qarkullimit për shkak të punimeve që po zhvillohen në autostradën Tiranë–Durrës, çka ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e automjeteve të përdorin Elbasanin për kalimin në bregdet.
Në rëndimin e trafikut ka ndikuar edhe kthimi i emigrantëve në vend për pushimet verore, duke shtuar ndjeshëm numrin e mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore të vendit.
Sondazh
Poll
