Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Pushimet kthehen në tragjedi, mbytet 29-vjeçarja në plazhin e Portonovës! Ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Vlorë! Pushimet kthehen në tragjedi, mbytet
Vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Portonovë të Vlorës, ku një 29-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det.

Mësohet se e reja është përballur me rryma të forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Trupi i pajetë i 29-vjeçares, e cila ndodhej në zonë për pushime, është transportuar fillimisht në Triport dhe më pas në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, si edhe po merr në pyetje banorë dhe pushues që ndodheshin në zonë.

Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet, të cilat do të sqarojë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese