Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzat për protestën, reagon Ambasada e Rusisë: Nuk ndërhyjmë në punët e Brendshme të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat për protestën, reagon Ambasada e Rusisë: Nuk
Ne foto: Ambasada ruse ne Tirane

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat se qëndron pas protestës që po mbahet në vendin tonë.

Ambasada i quan akuza si të pabaza, pasi sipas tyre, Rusia zbaton me rreptësi parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja.

Ndërsa më tej theksohet se palët duhet të vetëpërmbahen kur bëjnë deklarata të tilla.

Postimi i Ambasadës Ruse:

Koment i Ambasadës sё Rusisё në Shqipëri në lidhje me deklaratat antiruse nga zyrtarët shqiptarë mё 2 korrik 2026

Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.

Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.

Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese