Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në zonën e "Ujit të Ftohtë", në Vlorë.
Sipas informacioneve nga “Disidentët”, një grua e moshuar ka rënë nga shkallët e autobusit urban teksa po zbriste në stacion.
Si pasojë e rënies, e moshuara është përplasur në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë.
Qytetarët që ndodheshin në vendngjarje kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin e urgjencës. E moshuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sondazh
Poll
