Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i madh në autostradën Laç-Mamurras, tymi i zi mbulon zonën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i madh në autostradën Laç-Mamurras, tymi i zi mbulon
Foto nga vendngjarja

Një zjarr i madh ka rënë në anë të autostradës Laç-Mamurras, duke shkaktuar një re të dendur tymi të zi që ka mbuluar të gjithë zonën përreth.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Sipas pamjeve të publikuara situata paraqitet e rrezikshme, pasi pranë vatrës së zjarrit ndodhen ndërtesa dhe biznese, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.

Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të pranisë së gomave të vjetra.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me situatën, priten me shumë detaje në vijim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese