Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në një varrezë makinash në Kamëz, shtëllunga e tymit mbulon zonën

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i fuqishëm në një varrezë makinash në Kamëz,
Pamje nga vendngjarja

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të shtune në një varrezë automjetesh në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, të cilat kanë qenë të dukshme edhe nga zonat përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar për dëmet materiale.

Shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese