Njëmbëdhjetë organizata dhe shoqata shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dërguar një letër të hapur Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre në lidhje me protestat të cilat janë duke u zhvilluar prej 35 ditësh tashmë.
Ka qenë shkrimtarja dhe pedagogia, Lea Ypi ajo e cila e ka shpërndarë atë në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”.
Në këtë letër, theksohet se në protestë marrin pjesë të rinj, prindër, studiues e profesionistë, të cilët janë duke kërkuar mbrojtjen e pasurive natyrore, hapësirave publike si edhe të drejtën për tu dëgjuar prej institucioneve të shtetit. Organizatat dhe shoqatat të cilat kanë firmosur këtë letër të hapur, kanë dënuar të gjitha format e dhunës dhe presionit.
Teksa katër kërkesat kryesore drejtuar qeverisë janë: Transparenca e plotë në lidhje me ligjet, llogaridhënia e institucioneve publike, mbrojtja e interesit publik si edhe dialogu i vërtetë dhe konstruktiv.
