Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kultivuan kanabis në katër sera në Berat, GJKKO dënon me rreth 95 vite burg 17 persona

Shkruar nga Newsbomb
Kultivuan kanabis në katër sera në Berat, GJKKO dënon me
GJKKO

GJKKO ka shpallur fajtorë 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivoi kanabis në katër sera në Berat gjatë vitit 2022.

Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të cilët u konsideruan drejtues të grupit, u dënuan me nga 8 vjet e 8 muaj burg secili, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar.

Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Ndërkohë, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me nga 5 vjet e 4 muaj burg.

Ndërsa sa i përket Drita Memës dhe Izmire Memës, gjykata vendosi dënimin me nga 4 vjet burg për secilën, por pezulloi dënimin e tyre, duke i vendosur në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese