Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, del FOTOJA e 20-vjeçarit nga Lazarati

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën në një aksident tragjik në aksin
Orest Mahnutaj

Fotoja që shihni është e 20-vjeçarit Orest Mahmutaj, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve doli nga rruga dhe u përmbys, ndërsa automjeti tjetër tip “Audi” pësoi dëmtime të konsiderueshme materiale.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre shtetas nga Fieri, Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktima, Orest Mahmutaj ishte nga Lazarati dhe po udhëtonte në automjet së bashku me vëllain e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë ta ngjarjes.

Humbi jetën në një aksident tragjik në aksin
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese