Kastriot Elezi ka qenë shënjestra e atentatit të ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
45-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri silenciator në gjoks dhe në shpatull rezulton të jetë një person me të shkuar kriminale dhe një emër i njohur për drejtësinë, jo vetëm për atë shqiptaren por edhe italianen.
Ky shtetas mësohet se ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion dhe pjesëmarrje në një grup kriminal në vendin fqinj.
45-vjeçari ra në pranga e bluve me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku dhe bëri dy vite burg. Burime për mediat bëjnë me dije se Elezi kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri.
Atentati u regjistrua mesditën e kësaj të marte në një lokal në Don Bosko, në afërsi të OSHEE-së. Paraprakisht, bëhet me dije se autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, me silenciator, dhe menjëherë pas të shtënave është larguar me shpejtësi me automjetin "Golf 5".
Fillimisht u raportua për motor, por një mjet u gjet i djegur pak më parë në Qerekë, pranë Fushë Krujës dhe nga kqyrja paraprake rezulton se i përket autorit.
Kastriot Elezi u plagos me dy plumba, ndërsa i plagosur mbeti edhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi i cili newsbomb.al bëri me dije më herët se punonte si kamarier në lokalin ku dhe ndodhi ngjarja.
Nuk dihet nëse 22 vjeçari Metushi është qëlluar gabimisht nga autori, apo ky i fundit ka pasur synim dhe atë, veç 45 vjeçarit Kastriot Elezi.


