Hapësire reklamuese

Aktualitet

ISP thirrje Kuvendit: SPAK, Policia dhe Qeveria të reagojnë për kërcënimet ndaj Marjana Koçekut

Shkruar nga Newsbomb
ISP thirrje Kuvendit: SPAK, Policia dhe Qeveria të reagojnë për
Ilustrim: Marjana Koçeku - Safet Bajri, nje nga drejtuesit e Grupit Bajri

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është njohur me deklarimin publik të deputetes Koçeku lidhur me kërcënimet e marra prej një prej grupeve më të njohur kriminale në vend.

-Kërcënimi ndaj individit, sidomos ndaj një ligjvënësi dhe familjes, është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Praktikat evropiane tregojnë se kërcënimet nga grupe kriminale ndaj ligjvënësve apo figurave publike nuk trajtohen si çështje private, por si cenim i mandatit përfaqësues, i sigurisë institucionale dhe i shtetit ligjor.

-Fakti që kërcënimi vjen pas dorëheqjes së deputetes nga mazhoranca politike, mund të shihet edhe si tregues i nivelit në rritje të pasigurisë dhe i mënyrës denigruese sesi shpesh trajtohen zërat kritikë ndaj qeverinë.

Shqipëria është në fazë bisedimesh për anëtarësim në BE dhe si vend kandidat duhet të respektojë standardet politike, ligjore, institucionale dhe etike që aplikohen në vendet e BE-së.

Bazuar në këtë referim, ISP shpreh keqardhjen e thellë që:

-Prokuroria e Posaçme dhe ajo e Përgjithshme nuk kanë deklaruar ende nisjen e menjëhershme të hetimeve;

-Policia e Shtetit nuk ka iniciuar hetime të thelluara dhe nuk ka deklaruar masa për sigurinë e deputetes/familjes;

-Drejtuesit e Kuvendit të RSH dhe të qeverisë nuk kanë reaguar në mënyrë institucionale për rastin, për tu distancuar nga akte të tilla dhe duke garantuar sigurinë e aktivitetit dhe mendimeve politike të një anëtari të organit ligjvënës.

ISP apelon institucionet ligjzbatuese të veprojnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të besueshme, si dhe Kuvendin të sigurojë aktivitetin e lirë parlamentar për deputetët e tij. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese