Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, vetëm një ditë pasi denoncoi publikisht kërcënimet që sipas saji janë bërë nga persona të lidhur me grupin Bajri
Koçeku e cila prej ditësh ka bërë të ditur largimin e saj nga Partia Socialiste dhe vendimin për të vijuar mandatin në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e pavarur, është rikthyer te ngjarjet e fundit në Theth, duke i cilësuar ato si ndër periudhat më të vështira të jetës së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo i ka kërkuar falje banorëve të Thethit, teksa ka shprehur keqardhje për situatën të cilën u është dashur atyre që të përballojnë një vit më parë.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba”, shkruan Koçeku, teksa më tej është zotuar që do të mbrojë banorët e saj dhe interesat e artyre.
Reagimi i plotë:
I kërkoj falje prej zemre Thethit.
Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.
